Pasditen e sotme një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 1 maji në Vlorë. E moshuara kishte harrur sobën ndezur dhe si pasojë zjarri është përhapur.
Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësit e Vlorës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit por pasojat janë të shumta.