Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël në vendin tonë.
Murtaja ka rënë në një fermë të mbarështimit të dhive në fshatin Postribë, në Shkodër.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve u ka bërë thirrje fermerëve që të kufizojnë lëvizjen e deleve dhe dhive. Gjithashtu njoftojnë se murtaja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.