Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shkodër, ku ka mbetur një i vdekur dhe disa të plagosur.
Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 në aksin Koplik-Shkodër, ku një makinë me drtejtues A.M është përplasur me makinën e drejtuesit V. X., dhe më pas me atë të drejtuesit E. Gj.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në Spitali Rajonal Shkodër Z. M., pasagjer në makinën e parë.
Ndërkohë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e makinave dhe një pasagjere, Gj. M, të cilët ndodhen në spita jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.









