Analisti Ergys Mërtiri është shprehur se kontradiktat kanë qenë gjithmonë pjesë e stilit të Sali Berishës dhe se kjo nuk përbën më asnjë surprizë për mbështetësit e tij. Ai ka komentuar edhe reagimin e Adriana Kalasë, e cila ka lënë të nënkuptohet se mund të largohet nga PD pas akuzave për vjedhje votash.
Sipas Mërtirit, nëse ka pasur manipulim, ai nuk mund të ndodhte pa dijeninë dhe miratimin e Berishës. “Nëse janë vjedhur vota, janë vjedhur nga Berisha dhe njerëzit e tij,” tha ai, duke shtuar se Kalaja thjesht po kërkon që të vlerësohet për atë që ka bërë për të.
Ai theksoi se problemi kryesor që mban peng PD-në është vetë Berisha: “E vërteta që duhet thënë publikisht është se ajo parti nuk pastrohet pa ikur Berisha, sepse ai i mban ato.”