-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nard Ndoka: Opozita nuk krijoi frymë, Berisha u fokusua te vetja

Kryesoret

Ish-deputeti Nard Ndoka ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke kritikuar mënyrën se si u menaxhua fushata nga opozita. Ai tha se, pavarësisht formimit të një koalicioni mes Partisë Demokratike dhe partive aleate, nuk u krijua një frymë e vërtetë për ndryshim te qytetarët.

Sipas tij, fushata u dominua nga qasja individuale e liderit opozitar, ndërsa bashkëpunimi me partitë aleate mbeti formal. “Zoti Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, ndoshta ishte edhe strategji,” u shpreh Ndoka, duke shtuar se “nuk pati një frymë përtej letrave”.

Ai theksoi gjithashtu se me sistemin aktual zgjedhor, opozita është pothuajse në kufijtë e pamundësisë për të fituar. Ndoka shprehu edhe zhgënjimin e tij për mënyrën si u përjashtua diaspora nga procesi zgjedhor dhe mungesën e infrastrukturës organizative të opozitës.

“Rama mbetet një aktor problematik në politikën shqiptare. Ai e ka marrë fitoren e tij që në kohën kur ishte në opozitë. Ndërsa ne, jeta na ka ikur në opozitë. Nuk ishin zgjedhje të vërteta, Rama e teproi. E djathta nuk ka më hapësirë me këtë sistem. Diaspora ishte një gafë tjetër e madhe, nuk patëm as infrastrukturë zgjedhore. Një parti mund të hapet, të rithemelohet, por nuk ka më kuptim,” u shpreh Ndoka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit