Pas ankesave të banorëve për zhurmën e tepërt, policia e Sarandës ka ushtruar mbrëmjen e djeshme një kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.
Pas matjes me aparatin matës të zhurmave, rezultoi se muzika e lokalit kalonte kufirin e lejuar të decibelëve.
Biznesi u gjobit me 100,000 lekë, ndërsa policia njoftoi se do të intensifikojë kontrollet në të gjithë vijën bregdetare. Ky është viti i parë që policia e Sarandës përdor pajisje të specializuara për matjen e ndotjes akustike.








