Të shtunën do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha se kjo ndeshje vlen vetëm tre pikë duke e zhveshur nga ngarkesat e tjera.
“Tifozët kanë treguar se nuk është një ndeshje e lehtë. Ne e shikojmë vetëm nga ana sportive. Ne e kemi treguar se duhet të jemi në Botëror. Për ne vetëm fitorja bën punë dhe duhet të tentojmë Botërorin.
Si portier, cilat janë pikat kyçe? Nga goditjet standarte godasin mirë. Duhet të jemi të përqendruar për të mos i lejuar. Kemi një grup të mirë dhe e kemi vërtetuar diçka të tillë.
Kujt i druheni nga kundërshtarët? Nuk kam një lojtar, por e dimë se si grup janë mirë. E kemi poërgatitur këtë sfidë si grup dhe jo individualisht.
Thirrje për tifozët shqiptarë? Nuk kam thirrje të veçantë. Është ndeshje futbolli dhe çfarë ndodh jashtë duhet të mos përfshihet në këtë sfidë. Tifozët duhet të na mbështesin sa më shumë. Faleminderit se na kanë mbështetur që nga fundit i botës.
Në karrierën time kam patur momente që nuk kam luajtur, Stërvitem gjithmonë, përqendrimi është kryesor. Do të jap maksimumin gjithmonë.
Vendi i dytë? Ne jemi profesionistë dhe në çdo ndeshje përgatitemi siç duhet. Ndeshje e rëndësishme po, por nuk është vendimtarë”, ka theksuar portieri.