Pasditen e sotme një trazirë ka nisur në burgun Marassi në Xhenova të Italisë.
Sipas mediasve të huaja, rreth 200 të burgosur kanë dalë nga qelitë e tyre dhe disa kanë arritur te barrira që ia paraprin murit rrethues.
Gjatë trazirave dy oficer policie u plagosën dhe u dërguan në spitalin Galliera. Ndërkohë jashtë mureve të burgut ka karabinerë, policë dhe Guardia di Finanza me pajisje speciale.
Gjithashtu katër ambulanca janë në vendngjarje.








