Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Washington, ku tre motra janë gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se janë vrarë nga i ati. Tre motrat Paityn Decker, 9 vjeç, Evelyn Decker, 8 vjeç, dhe Olivia Decker, 5 vjeç, të cilat u panë për herë të fundit më 30 maj dhe u gjetën të vdekura të hënën, më 2 qershor.
se
Fox 13 Seattle raportoi sipas një raporti paraprak të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Qarkut Chelan, tre motrat mund të kenë vdekur nga asfiksia. Gjithashtu në automjetin e babait të tri motrave, Decker u gjet “me dy gjurmë duarsh të përgjakura” afër vendit ku ndodheshin trupat e vajzave.
Babai i vajzave, Decker është akuzuar rishtazi për tre akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për rrëmbim, sipas policisë. Ai tashmë po përballet me akuza për ndërhyrje në paraburgim.
“Nuk dihet nëse Decker është aktualisht i armatosur, por ai mund të përbëjë një rrezik të konsiderueshëm, nëse i afrohen”, tha policia, duke shtuar se babai ka përvojë të mëparshme ushtarake.