Arbnor Gjinaj dhe Ledjon Gjoka janë arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhjen e një kasaforte brenda së cilës kishte 15 mijë euro. Policia ka publikuar edhe pamjet e momentit të grabitjes në zonën e Zogut të Zi.
Të 2 të arrestuarit janë të dënuar më parë për vjedhje. Njëri prej tyre, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale. Sekuestrohet automjeti i dyshuar i përdorur nga autorët, për të realizuar vjedhjen.