Të shtunën zhvillohet ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Sot, lojtarët e ekipit kombëtar shqiptarë zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore në Tiranë, e cila ishte e mbyllur për publikun, por një gazetar serb, sipas mediave të tyre, ka kapur një pamje të asaj që po përgatiten për të shtunën.
Stërvitja u zhvillua në fushën që është pjesë e kompleksit te Federata Shqiptare e Futbollit.
Trajneri Silvinho mori pjesë aktive në stërvitje si lojtar dhe kujtoi ditët e tij të lavdisë, dhe duket se është i kënaqur me lojtarët e tij, gjë që mund të konkludohet nga thirrjet e shpeshta “bravo”, shkruan portali serb kurir.rs.