Përlasja midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me miliarderin, Elon Musk ka çuar Tesla gropë. Sipas Reuters, ulja e shitjeve së këtyre makinave vjen për shkak të tensioneve politike mes Trump dhe Musk. Kjo ulje e subvencioneve të qeverisë për automjetet elektrike, përbëjnë rrezik për buxhetin e Teslës.
Këtë e mbështet dhe një postim i bërë më herët prej Trump ne platformën “X”, ku shkruante se Musk po “vuante” dhe ndërpreu subvencionet dhe kontratat qeveritare me Musk.
“Elon po “vuante shumë”, i kërkova të largohej, i hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte njerëzit të blinin makina elektrike, që askush tjetër nuk i donte. Ai e dinte prej muajsh se unë do ta bëja, dhe ai thjesht u çmend.
Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda Dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë”, tha Trump.