Policia në Dibër ka finalizuar operacionin “Pritja”, ku arrestoi një 36-vjeçar kosovar me banim në Tiranë, i cili u kap duke tentuar të shiste kokainë në Klos.
Gjatë kontrollit iu sekuestrua një pako me drogë.
Policia po punon për të kapur edhe personin që do ta blinte lëndën narkotike.
Materialet janë dërguar në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.