Ditën e sotme në orën 11:00 do të zhvillohet seanca e 27-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kyeministri Albin Kurti në orën 10:00 do të zhvillojë një mbledhje me qeverinë, sipas njoftimit të Kryeministrisë.
Në mbledhje pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.
Gjithashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.