Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiroapli në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit foli për raportoin e PE. Spiropali u shpreh se eurodeputetët kanë mbështetur mbylljen e negociateve deri në 2027.
Ajo tha që dënon ata që janë përpjekur për të hedhur fjalë të zeza për Shqipërinë dhe për të prishuar emrin e vendit.
“Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk po lënë gjë pa bërë e gur pa lëvizur, fjalë të zezë pa thënë për vendin, e kam fjalën për misionarët që janë rikthyer me vrull për të prishur emrin e vendit dhe shqiptarët. Janë sulur për të përdhosur reputacionin e tokës tonë më të pa vërteta të shpikura si përpjekje për mbijetesë politike. E shohim çdo ditë pelegrinazhin me një fletushkë nën sqetull të përpiluar në Tiranë që shitet si rezolutë”, tha ajo.