Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me një makinë.
Sipas Bild, shoferi i makinës ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri u plagos rëndë dhe është dërguar me helikopter në spital.
Ndërsa rreth 50 pasagjerët që ndodheshin në tren nuk u plagosën. Departamenti i zjarrfikësve evakuoi trenin dhe transportoi pasagjerët me autobus në stacionin më të afërt.