Presidenti amerikan, Donald Trump ka pezulluar për gjashtë muaj hyrjen në Shtetet e Bashkuara të personave të huaj që duan të studionin ose të merrnin pjesë në programe shkëmbimi në Universitetin e Harvard.
Universiteti Harvard i është përgjigjur vendimit të Trump duke e cilësuar si “hakmarrës” dhe ka theksuar se do të vazhdojë që të mbrojë studentët e tij ndërkombëtar.
Deklarata e Trump gjithashtu udhëzon Departamentin e Shtetit të SHBA-së që të shqyrtojë revokimin e vizave akademike ose të shkëmbimit të çdo studenti aktual të Harvardit.