-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjisori amerikan braktis kinematë: Zhurmat dhe telefonat më prishin përvojën filmike

Kryesoret

Regjisori i mirënjohur amerikan, Martin Scorsese ka deklaruar se nuk shikon më filma në kinema, pasi sipas tij sjellja e publikut është e patolerueshme.

Ai në një bisedë me kritikun amerikan, Peter Travers, të publikuar në blogun The Travers Take u shpreh i zhgënjyer nga mungesa e respektit të publikut.

Ai ka thënë që publiku përdor telefonin, biseda gjatë filmit dhe dalje të shpeshta për ushqime si ndërprerje të vazhdueshme që e pengojnë të përjetojë artin e filmit si dikur.

Travers shkruan: “E pyeta pse nuk shkon më në kinema, dhe ai shpërtheu kundër audiencës që flet, porosit pije të mëdha, dhe krijon një zhurmë që mbulon dialogun e aktorëve.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit