Edhe pse nuk është pjesë e listës për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë, portieri Etrit Berisha nuk i ka kursyer fjalët motivuese për kuqezinjtë.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shfaqet me plis në kokë, duke përcjellë një mesazh të thjeshtë, por domethënës: “Suksese djema, dalshi faqebardhë”.
Një gjest që tregon mbështetjen dhe frymën e solidaritetit, edhe kur nuk je në fushë.