Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj ndërhyrjes restauruese në burgun famëkeq të Spaçit.
“Nën petkun e restaurimit, po bëhet një shkelmim i dytë i vuajtjeve që kanë ndodhur në atë kamp. Edi Rama mendon se me suva dhe bojëra do të mund të mbulojë gjëmën e tmerrshme që i është bërë qindra e mijëra shqiptarëve.
Projekti nuk është thjesht një ndërhyrje arkitektonike, por një akt politik që tenton të zbusë dhe të relativizojë krimet çnjerëzore të regjimit komunist” tha ai.