Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha, ka shprehur optimizëm për sfidën e ardhshme kundër Serbisë. Në një intervistë për “GazetaBlic Sport”, Basha u rikthye edhe në humbjen 0-2 në “Elbasan Arena”, ndeshje ku ishte i pranishëm dhe që i ka lënë një peng në zemër.
“Besoj se do fitojmë. Kemi lojtarë të talentuar dhe me eksperiencë. Ishte e dhimbshme të humbisnim 0-2 në Elbasan, por shpresoj që kjo mërzi të largohet me një fitore sonte,” tha ish-lojtari kuqezi.
Basha vlerësoi gjithashtu atmosferën e jashtëzakonshme që ka shoqëruar ndeshjet e Kombëtares, duke thënë se kjo do të motivojë edhe më shumë skuadrën për të nisur mbarë këtë kampionat.
Ai shprehu edhe keqardhjen për situatën e vështirë që po kalon dhe theksoi se tifozët gjithmonë kanë qenë mbështetës të fuqishëm të skuadrës.