Ka filluar takimi i shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Atmosfera është elektrizuese, ndërsa stadiumi është i mbushur plotë me tifozë kuqezi, që kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga Kosova dhe Maqedonia.
Tifozët mbështesin me entuziazëm ekipin kombëtar në këtë sfidë të rëndësishme, ndërsa ndeshja pritet të jetë një moment i veçantë për futbollin shqiptar.
Vijon…