Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në tentativën e 28-të në përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në asnjërën nga votimet për të, Haxhiu s’ka marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur, i nevojiten 61.
Nga 15 prilli deri tani nuk ka ndonjë sinjal për rrugëdalje nga ngërçi.