Në prag të ndeshjes së madhe me Serbinë, Tirana ka marrë ngjyrat kuqezi dhe rrugët janë mbushur me këngë patriotike. Tifozë të shumtë janë mbledhur për të mbështetur Kombëtaren shqiptare, duke valëvitur flamurin dhe duke krijuar një atmosferë elektrizuese.
“Të gjithë vëmendja është tek ‘Air Albania’, ku në orën 20:45 do të zhvillohet kjo sfidë e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026”, thonë qytetarët.
Kombëtarja ka përfunduar përgatitjet e fundit në stadium, ku trajneri Silvinjo ka përcaktuar formacionin për ndeshjen. Emocion dhe pritshmëri mbizotërojnë te tifozët dhe lojtarët për këtë duel historik.