Kryeqyteti është zhytur në një atmosferë kuqezi, teksa tifozët e shumtë kanë mbushur rrugët me flamujt kombëtarë dhe ato të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tre shkronja që mbajnë një vlerë të veçantë dhe janë simbol i krenarisë dhe historisë.
Në çdo cep të Tiranës, flamuri kuqezi valëvitet fuqishëm, ndërsa flamuri me simbolin e UÇK-së shton emocionin dhe përkujtimin për sakrificat dhe përpjekjet e një kombi për liri dhe pavarësi.
Kjo përgatitje dhe entuziazëm i tifozëve shfaq edhe lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, duke i dhënë një dimension më të thellë ndeshjes së shumëpritur dhe kuqezi.