Rreth orës 13:15, policia në Tropojë mori njoftim për një turist gjerman, 68 vjeç, i cili gjatë eksplorimit në zonën e “Majës së Rosit” në Valbonë, ka rënë dhe ka pësuar dëmtime në këmbë.
Menjëherë pas sinjalizimit, efektivët e policisë së Tropojës, së bashku me ekipin mjekësor, shkuan në vendngjarje dhe pas dy orësh kërkimesh e lokalizuan turistin.
Ai u transportua fillimisht në rrugën kryesore me ndihmën e policisë dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Tropojës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.