Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës policie dhe një person në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë të dyshuar për shpërdorim detyre.
Të arrestuarit janë: 1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec (Shtetas)
2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshticë
Gjatë kontrollit në makinë me drejtues Valmir Balliun u gjet jë sasi e fshehur me lëndë narkotike “heroinë”.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.
Ndërsa materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Aksioni i AMP në Kapshticë, arrestohen 4 punonjës policie dhe një shofer