E diela ka sjellë një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, duke shkaktuar trafik të rënduar nga zona e Ranës së Hedhun deri në Milot.
Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka krijuar bllokime dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve përgjatë këtij segmenti rrugor.
Autoritetet rekomandojnë kujdes dhe durim për të gjithë udhëtarët gjatë lëvizjes në këtë zonë.