Një kandidat presidencial kolumbian është qëlluar tre herë, dy herë në kokë në një aktivitet zgjedhor në kryeqytetin Bogota. Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën.
Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale.
Gruaja e Uribe, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij.
“Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë”, tha ajo.
Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke thënë se ai rrezikonte “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi”.