Presidenti i Aleksandar Vučić ka bërë të ditur se Partia Progresive Serbe, forca kryesore në pushtet, po përgatit një tubim të madh në Beograd, i planifikuar për më 28 qershor, me mundësi që të mbahet edhe më herët.
Sipas tij, iniciativa do të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit përmes organizimeve të ngjashme.
Duke folur nga Paris, ku ndodhet për një konferencë ndërkombëtare mbi politikën globale, Vuçiç theksoi se periudha përreth Vidovdani pritet të jetë një moment kyç për vendin.
Ai e përshkroi këtë periudhë si kohë të “vendimeve të rëndësishme dhe madhore” për qytetarët, por shmangu dhënien e detajeve konkrete, duke mos konfirmuar nëse bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme apo zhvillime të tjera politike.
Në deklaratën e tij, presidenti nënvizoi se tubimi i paralajmëruar në Beograd është regjistruar në përputhje me ligjin.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu kritika ndaj protestave antiqeveritare që janë zhvilluar muajt e fundit, duke lënë të kuptohet se, sipas tij, ato nuk kanë respektuar të njëjtat standarde ligjore.
/5pyetjet.al









