Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me anë të një postimi pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi “Air Albania” gjatë ndeshjes kundër Serbisë.
Në reagim, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shpehur zhgënjimin dhe indinjatën e thellë për këtë veprim. Ata e cilësojnë si një fyerje ndaj gjakut të dredhur për liri.
OVL-UÇK thotë se flamuri është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen e tyre, si dhe amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë në shtëpi.
“Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që jetojnë përherë në ndërgjegjen tonë. Të na thuhet se nuk ka vend për të në tokë shqiptare, është një therje në shpirt për çdo familje Dëshmori, për çdo luftëtar, për çdo zemër që rreh shqip”, thuhet në reagim.