-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

16-vjeçari shqiptar goditet me thikë në Itali, në gjendje kritike në spital

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vicenza të Italisë, ku një 16-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë në gjoks. Ngjarja ndodhi të shtunën dhe i mituri ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë.

Sipas policisë italiane, dyshohet se sulmi u krye nga një bashkëmoshatar i tij, ndoshta si pasojë e një tentative grabitjeje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Adoleshenti mbërriti në vendngjarje me skuter dhe dyshohet se kishte një takim të paracaktuar me autorin. Pavarësisht plagës, ai arriti të ecte disa qindra metra dhe kërkoi ndihmë në një lokal aty pranë.

Policia po punon për të sqaruar motivin dhe identitetin e autorit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë në shqyrtim, ndërsa thika e krimit ende nuk është gjetur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit