Një aksident i rëndë ndodhi në një autostradë në Malajzi ku një autobus me studentë u përplas me një furgon. Si pasojë, të paktën 15 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 33 të tjerë u plagosën.
Mësohet se autobusi u rrokullis dhe furgoni ra në një humnerë. Disa nga pasagjerët arritën të dilnin vetë nga mjetet, por shumë të tjerë mbetën të bllokuar brenda, dhe u desh ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të emergjencës për t’i nxjerrë.









