Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Nataliya Vasileva Kiselova. Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve.
“Kjo marrëdhënie bazohet në miqësinë tradicionale, si edhe në lidhjet e thella historike, kulturore dhe ndërnjerëzore që bashkojnë dy kombet tona. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht me Bullgarinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh”, u shpreh Begaj.
Ai theksoi se “Për Shqipërinë, nuk ka asnjë dyshim se Korridori VIII është një projekt strategjik për lidhjen rajonale, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut. Ndërtimi i përshpejtuar i këtij korridori është një objektiv i yni.”