Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat ka folur rreth zgjatjes së afatit të hetimeve ndaj Ilir Metës.
Blushi u shpreh se nuk do të gjendet asnjë provë dhe fakt penal kundër Metës. Ai tha se zgjatja e afatit është vijimi i terrorit politik. Gjithashtu nënvizoi se javën e ardhshme do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese.
“Zgjatja sërish e afatit të hetimeve ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, z. Ilir Meta pasi atij i kanë komunikuar akuzën, si dhe mbajtja në izolim ekstrem prej 8 muajsh, provon edhe njëherë se në 32 vite shërbim publik kurrë nuk do të mund të gjendet një provë dhe fakt penal kundër Presidentit Ilir Meta.
Hetimet e nisura prej gjashtë vitesh (prej dhjetorit 2019, një javë pasi Altin Dumani u ul në karrigen e tij në SPAK), në kulmin e betejës së Presidentit Meta për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese, nuk kanë prodhuar asgjë, sepse nuk kurrë nuk do mund të zbulohet një akt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë vendim dhe asnjë veprim të paligjshëm nga ana e tij.
Kanë hetuar 6 vite, por edhe për 600 të tjera, nëse do të hetojnë, kurrë nuk do të gjendet asnjë provë e shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës nga Presidenti Meta!
Zgjatja e afatit të hetimeve dhe vijimi i mbajtjes në izolim esktrem pa prova dhe fakte penale, është vijim i terrorit politik, që pasoi rrëmbimin mafioz dhe terrorist në 21 tetor të vitit të kaluar të Presidentit Meta, pa asnjë letër policie e jo më prokurorie, nga banditë të maskuar dhe ende të paidentifikuar zyrtarisht, që me armatim të rëndë dhe pa dokument identifikimi e shoqëruan me dhunë në një automjet privat, pa i komunikuar asnjë vendim gjyqësor, pa ju dhënë e drejta të kontaktonte avokatin dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin, sipas Kushtetutës.
Per kete akt kriminal te rrembimit banditesk Partia e Lirisë ka bërë kallzim në SPAK, por akoma edhe sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje per hetimin e horrave qe urdheruan dhe ekzektuan ate rrembim mafioz.
Padyshim pas atij rrëmbimi kriminal të Presidentit të Partisë së Lirisë veprimi i sotem per zgjatjen e paligjshme te hetimeve ishte nje veprim qe pritej te ndodhte nga ana e narkodrejtesise se kapur.
Javën e ardhshme, siç e bëri me dije edhe avokati
Z. Kujtim Cakrani, do të kundërshtohet masa e arrestit në Gjykatën Kushtetuese, e cila edhe ajo është në prag të uzurpimit total nga Narkoshteti, sic edhe i keni ndjekur të gjitha zhvillimet e javëve dhe të fundit.
Ky ankimim ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje hap perfundimtar për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme ne menyre që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg dhe ku drejtësisë së kapur dhe vete Shqipërisë do t’i vendoset njolla më e madhe e zezë e turpit në historinë e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, që është edhe një vendi anëtar i NATO-s, për atë rrëmbim mafioz të bërë nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që urdhëruar rrëmbimin e tij terrorisit dhe vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënin në Shqipëri.”, tha Blushi.