-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja zhvillon seancën stërvitore në Riga, para sfidës me Letoninë

Kryesoret

Pasditen e sotme, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar senacën stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës. Pas konferencës për media të Sylvinjos dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë.

Mbrojtësi Arlind Ajeti ëshhtë stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor.

Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe nesër do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë.

Kombëtarja do të luajë të martën në mbrëmje në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit