Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bëri thirrje për një rritje prej 400 përqind të aftësive ajrore dhe raketore të aleancës në një fjalim në Londër të martën. Në lidhje me këtë ka raeguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se NATO nuk është një mjet për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në kontinent.
“Është një mjet i krijuar për konfrontim dhe deri më tani ka fshehur natyrën e tij të vërtetë. Tani po tregon natyrën e tij të vërtetë.”, tha ai.
Peskov tha se ata që do të vuajnë janë taksapaguesit evropianë.
“ Taksapaguesit evropianë do të shpenzojnë paratë e tyre për të neutralizuar një kërcënim që ata thonë se vjen nga vendi ynë, por nuk është gjë tjetër veçse një kërcënim i përkohshëm”, tha Peskov.