Kombëtarja shqiptare e futbollit pas barazimit me Serbinë nesër do të përballet me Letoninë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Për ndeshjen është caktuar një trupë gjykuese nga Turqia. Arbitër kryesor do të jetë Meler, një emër i njohur dhe shpesh i diskutuar në arenën ndërkombëtare.
Në krah të tij do të jenë ndihmësit Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan, ndërsa arbitër i katërt është përzgjedhur Oguzhan Cakir. Sistemi VAR do të kontrollohet nga dy arbitra gjermanë: Harm Osmers si VAR kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.