Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta tha se protestat në Los Angeles ishin shpërbërë në momentin kur mbërritën trupat e para të Gardës Kombëtare të dielën. Bonta gjatë një konference për shtyp tha se situata është përshkallëzuar me shpejtësi dhe trazirat janë rritur gjatë natës.
“Që kur Trump njoftoi planin e tij për të vendosur trupa, situata në terren është përshkallëzuar me shpejtësi dhe trazirat u rritën gjatë natës, duke shkaktuar mbylljen e autostradave dhe duke i vënë njerëzit në rrezik”, tha Bonta
Ai shtoi se “Nuk do ta dimë kurrë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse presidenti do t’i kishte lënë autoritetet tona shtetërore dhe lokale për të vazhduar punën e rëndësishme që ata tashmë po bënin dhe ishin më shumë se të aftë ta bënin.”