Reshjet e dendura të shiut shkaktuan një rrëshqitje të madhe balte në pjesën e sipërme të Val de Bagnes në kantonin Valais në Zvicër.
Si pasojë rreth 30 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Banorët e fshatit Les Epenays do të strehohen diku tjetër për një periudhë të pacaktuar.
“Shqetësimi është se vëllimet po ulen. Dhe pastaj është zona e shkëputjes në mal, ku një pjesë e tërë po lëviz me një shpejtësi prej rreth dy metrash në ditë”,-tha Pierre-Martin Moulin, Sekretar i Përgjithshëm i Val de Bagnes.