-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlora në nisje të sezonit, jo vetëm tym kancerogjen por edhe pa ujë

Kryesoret

Në nisje të sezonit turistik, Vlora gjendet përballë dy problemeve të mëdha. Nga njëra anë zjarri në fushën e mbetjeve që mbuloi qytetin me tym kancerogjen, një situatë shumë herë e përsëritur dhe nga ana tjetër, ndërprerja e furnizimit me ujë.

UJËSJELLËS KANALIZIME SH.A VLORE

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR KONSUMATORËT E QYTETIT TË VLORËS

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe bizneset se gjatë ditës së djeshme ka patur stakime të energjisë elektrike në zonat ku gjenden Stacionet e Ujësjellësit, të cilat kanë krijuar anomali në drejtim të transmetimit dhe shpërndarjes së ujit.

Gjithashtu mesnatën e kaluar është stakuar Stacionin kryesor Nr.4 i Ujësjellësit për shkak të një avarie në sistem. Si rrjedhojë, qyteti i Vlorës nuk është furnizuar me ujë gjatë orarit të mëngjesit të sotëm.

Kjo anomali e krijuar, deri në normalizimin e situatës për vendosjen e Stacioneve në punë, do të shoqërohet gjatë ditës së sotme edhe me stakime të tjera të linjave kryesore apo degëzimeve të tyre për t’i dhënë akses furnizimit të depove.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë po punon me ritme për të përfunduar në një kohë të shkurtër këto ndërhyrje të domosdoshme.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit