Policia e Bulqizës ka arrestuar në flagrancë A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në malin e Okshtunit u gjetën rreth 1800 bimë kanabisi. Një tjetër i dyshuar, A.Z., 21 vjeç, po ashtu nga Fushë-Kruja, është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor.
Bimët u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe kapjen e personit në kërkim.
Operacioni i koduar “Koordinata” për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike vijon në zonë.