-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dërgoi Gardën Kombëtare, Trump: Los Angeles do ishte djegur i tëri

Kryesoret

Presidenti Donald Trump ka mbrojtur vendimin e tij për të dërguar Gardën Kombëtare të Kalifornisë në Los Angeles për të shtypur protestat kundër Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave. Trump në rrjetin e saj social shprehet se nëse nuk do të kishte dërguar trupat në Los Angeles do të ishte djegur plotësisht.

“Nëse nuk do të kisha dërguar trupat në Los Angeles gjatë tre netëve të fundit, ai që dikur ishte një qytet i bukur dhe i madh do të ishte djegur plotësisht, ashtu siç u dogjën 25,000 shtëpi në Los Angeles, për shkak të një guvernatori dhe kryebashkiakje të paaftë,” shkroi Trump.

Presidenti amerikan ka dërguar 4,000 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë dhe 700 Marinsa në qytet.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom dhe kryetarja e bashkisë së Los Angeles-it, Karen Bass kanë kundërshtuar praninë ushtarake, duke thënë se ajo është e panevojshme dhe vetëm përshkallëzon tensionet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit