-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Faton Mehmeti: A u ‘thye akulli’ mes VV dhe PDK?

Kryesoret

Takimi mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës në Mitrovicë nga shumë njerëz u lexua si tentativë për afrimin e qëndrimeve mes tyre për një koalicion të mundshëm.

Edhe pse reagimi nga qeveria ishte i shpejtë me sqarimin “se në këtë takim u diskutua për funksionimin e komunave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe pushtetit lokal”, situata aktuale zor se i shuan dyshimet.

Nisur edhe nga mendësia kolektive ku nuk besojmë shumë dhe jemi të prirur më tepër të mos besojmë në rastin konkret mosbesimi është deri diku i përligjur.

Pavarësisht se nga PDK, por edhe nga VV në vazhdimësi është mohuar mundësia e një koalicioni mes tyre, shumë të tjerë e kanë ritheksuar nevojën e një koalicioni mes tyre si e vetmje që stabilizon gjendjen aktuale.

Gjithashtu, ky koalicion sipas disa njohësve të zhvillimeve politike do të siguronte votat e mjaftueshme për presidentin e vendit, duke siguruar një mandat të sigurt katër vjeçar të qeverisë së ardhshme.

Memli Krasniqi, disa herë ka theksuar se PDK s’ka vija të kuqe me askënd, megjithatë ka theksuar se “dallimet mes PDK-së dhe VV-së si parti janë të mëdha. Por, s’kemi vija të kuqe për asnjë parti”.

Historia politike në Kosovë ka dëshmuar në disa raste se koalicionet kanë “thyer” edhe skeptikët më të mëdhenj, duke përligjuar kështu mungesën e befasisë së ndonjë koalicioni VV-PDK.

Nëse ndodhë një gjë e tillë e humbur do të jetë Vetëvendosje, e cila në emër të kauzës ndaj jo koalicionit me PDK ka marr shumë vota edhe nga rugovistët e vërtetë, të cilët LDK i tradhtoi kur bëri koalicion me PDK.

Në vazhdim, do të shihet nëse takimi Kurti-Hamza ishte në kuadër të takimeve të zakonshme mes nivelit lokal dhe qendror apo përflitja për ndonjë koalicion VV-PDK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit