-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja gati për Letoninë, dilema në sulm dhe mbrojtje

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e së hënës seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës, në prag të sfidës ndaj Letonisë. Seanca zgjati rreth një orë dhe u fokusua në përgatitjen taktike dhe ushtrimet me topin.

Mbrojtësi Arlind Ajeti u stërvit veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe është ende në vëzhgim nga stafi mjekësor. Pjesa tjetër e skuadrës ishte në formë të plotë.

Trajneri Silvinjo pritet të mbështetet te Strakosha në portë, ndërsa në qendër të mbrojtjes mund të luajnë Ismajli dhe Kumbulla. Mitaj dhe Balliu janë alternativat në krahët e mbrojtjes.

Në mesfushë pritet të rikonfirmohen Asllani dhe Shehu, ndërsa Bajrami dhe Laçi janë në garë për rolin e mesfushorit krijues. Në sulm, Broja pritet të jetë titullar në të djathtë, me Manajn ose Dakun në qendër dhe Hoxhën apo Muçin në të majtë.

Ndeshja kundër Letonisë zhvillohet sot në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë dhe është e katërta për kuqezinjtë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit