-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kombëtarja shqiptare rikthehet në Letoni pas 26 vitesh

Kryesoret

Në mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për një përballje të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit 2026, duke luajtur ndaj përfaqësueses së Letonisë në stadiumin “Skonto” në Rige. Kjo sfidë shënon rikthimin e Shqipërisë në tokën letoneze pas 26 vitesh, pasi ndeshja e fundit në kryeqytetin leton është zhvilluar në vitin 1999 në një impiant tjetër.

Stadiumi “Skonto” është një prej vendeve më të njohura sportive në Letoni, me kapacitet prej 8,087 ulësesh. Ndërtuar në vitin 2000, ai është shtëpia e klubit Skonto Riga dhe ofron ambiente moderne, përfshirë zona VIP, zyra administrative dhe hapësira për media dhe tifozë.

Interesi për këtë ndeshje është i lartë dhe biletat po shiten me shpejtësi, ndërsa komuniteti shqiptar në vendet baltike dhe më gjerë është mobilizuar për të mbështetur ekipin kombëtar. Çmimet variojnë nga 14 deri në 40 euro, duke e bërë këtë një mundësi të arsyeshme për të ndjekur nga afër përballjen.

“Tifozat Kuq e Zi” janë duke përgatitur një mbështetje të zjarrtë për djemtë e trajnerit Silvinho, ndërsa atmosfera pritet të jetë shumë emocionale dhe plot tension në stadiumin e Rigës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit