-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Ja provat e ‘trenit bullgar’ që përdori Rama në zgjedhje

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sot në një konferencë për mediat paraqiti një video që sipas tij tregon përdorimin e skemës së ‘trenit bullgar’ në një fshat të Elbasanit.

Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.

Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.

Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.

Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.

Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.

Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…

Ja fleta e votimit…

Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.

Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.

Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.

Me gjakftohtësi të paparë.

Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.

Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.

Edhe njëherë, aty po voton ai.

Kjo qendër votimi ndodhet në Elbasan. Në një fshat. Altin Dumani është bashkë-autor në krimin elektoral me Edi Ramën. Mund të ketë me dhjetra raste, ai i mbuloi të gjitha” tha Berisha.

Në këtë video, paraqitet një qendër votimi në një lokal. Një djalë nga banaku merr një fletë votimi dhe dy vulat duke vulosur fletën më pas e nxjerr jashtë dhe këtu sipas Sali Berishës nis skema e ‘trenit bullgar’ ku qytetari merr fletën e plotësuar për ta hedhur në kuti dhe pas merr fletën bosh. Momenti i shkëmbimit të fletës së votimit nuk shfaqet në kamera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit