-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulku komenton zgjedhjet e trajnerit Sylvinho: Penalltinë e gjuan Asllani

Kryesoret

Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku ka komentuar zgjedhjet e Sylvinho para ndeshjes ndaj Letonisë. Bulku u shpreh se kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes. Ai tha se nëse do ketë penallti do ta gjuajë Asllani.

“Për Gjimshitin e dimë që mungon për kartona, Ajeti është i pamundur. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Çdo lojtarë që futet në fushë është i rëndësishëm. Balliu është një zgjedhje teknike e trajnerit. E vërtetë që Hysaj zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë gjë, Balliu është zgjedhje teknike.

Penallti kanë humbur lojtarë më të mëdhenj se Manaj, nuk do të thotë që një lojtar që humb penallti, të nxirret nga formacioni.

Kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes. Në qoftë se do të ketë penallti do ta gjuajë Asllani. Çdo kush mund të ishte pjesë e formacionit, duke u nisur nga ndeshja e mirë me Serbinë, trajneri vendosi t’i besonte të njëjti sulm. Zgjidhjet janë në bazë të atyre që shikojmë gjatë stërvitjeve”, u shpreh Bulku.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit