SPAK njoftoi sot pretencën për operacionin “flakë në det”. Mbi 100 vite burg për anëtarët e bandës mes tyre Gëzim Çelën, për të cilin SPAK kërkon 10.8 vite burg. Në seancën e radhës do të zhvillohet mbrojta e të pandehurve. Seanca e ardhshme do të zhvillohet datë 27 qershor ora 11:30.
Operacioni “Flakë në det”, ja sa vite SPAK kërkon të dënohen anëtarët e grupit të narkotrafikantëve
Pretenca për bandën;
Arlind Isamailukaj 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
Gëzim Cela 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj burg
Nerim Cela 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj burg
Armando Mema 12 vite burg / 8 vite burg
Dritan Mataj 12 vite burg / 8 vite burg
Arben Dalipaj 14 vite burg/ 9 vite e 4 muaj burg
Besnik Brokeri 12 vite burg / 8 vite burg
Alket alis Dritan Deda 12 vite burg / 8 vite burg
Selami Lushka 12 vite burg / 8 vite burg
Kyrylo Ponomarego 13 vite burg/ 8 e 4 muaj vite burg
Ksenofon Bodo 12 vite burg / 8 vite burg
Armando Papa 12 vite burg / 8 vite burg
Kostiantyn Biellon 12 vite burg / 8 vite burg
Por kush është Gëzim Çela?
I arrestuar në Kosovë dhe ekstraduar në Shqipëri, Gëzim Çela është një emër i njohur i botës së krimit. Nga oficer i Forcave Speciale para vitit 1997 ku kishte dyshime se ai drejtonte një bandë të vogël, Gëzim Çela u njoh më vonë, si “bosi i trafikut të drogës” nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për këtë trafik.
Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare goditi një grup, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar. Gjatë kontrolleve në vilën e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kg heroinë, 150 kilogramë kanabis, 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara, 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Më vonë u arrestua dhe Gëzim Çela.
Ai u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi në shtëpinë e tij ai nuk ishte. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge. Ndërkohë Çela ka vijuar aktivitetin e tij i pa shqetësuar derisa sa u prangos në Kosovë në 7 mars të vitit të kaluar.