-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm me vezë ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj, LVV ‘shpërthen’ kundër PDK

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot një vizitë në Skënderaj. Gjatë vizitës eskorta e tij u sulmua me vezë. Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani i cili bën përgjegjës Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në”, ka shkruar Mehani.

Ndërsa policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar për 72 orë tre zyrtarë policor lidhur me “prishjen e rendit dhe qetësisë publike” ndaj eskortës së Kurtit në Skënderaj.

“Hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policor për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit